Sport

Ndarja e grupeve në Ligën e Parë për sezonin e ri, ‘Grupi A’ me shumë emra të skuadrave të mëdha

Liga e Parë e Kosovës në futboll do të vazhdojë të jetë e ndarë në Grupin A dhe B.

Të dy grupet do të përbëhen me nga dhjetë skuadra, ashtu siç ishte edhe në sezonin 2020/21.

Në sezonin 2021/22 do të kemi disa skuadra të reja në Ligën e Parë. Fushë Kosova dhe Rahoveci janë skuadrat që siguruan inkuadrimin nga Liga e Dytë.

Gjithashtu, pjesë e kategorisë së dytë të futbollit kosovar do të jenë edhe Besa, Arbëria e Trepça ’89, skuadra të cilat nuk siguruan mbijetesën në Superligë.

“Zeri.info” shkruan se Besa, Trepça ’89 dhe Rahoveci do jenë pjesë e Grupit A, kurse Arbëria dhe Fushë Kosova në Grupin B.

Grupi A do të duket kështu:

Besa.

Trepça ’89.

Istogu.

A&N.

Liria.

Trepça.

Vëllaznimi.

Onix.

Drenasi.

Rahoveci.

Kurse, Grupi B do të duket kështu:

Arbëria.

Flamurtari.

2 Korriku.

Vitia.

Kika.

Ramiz Sadiku.

Dardana.

Vllaznia.

Ferizaj.

Fushë Kosova.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë