Lajme

Ndahet nga jeta anëtari i LDK-së

Dega e LDK-së në Ferizaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Nazmi Muqaku, raporton Gazeta Blic.Në njoftim thuhet se LDK-ja ka humbur një njeri të përkushtuar.Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Njoftimi i plotë:Sot, qenka ndarë nga jeta, larg vendlindjes në Leverkusen të Gjermanisë veprimtari i pa kursyer i çështjes kombëtare dhe i LDK-së Nazmi Muqaku.
Ai tërë jetën punoi për Kosovën dhe ishte pjesë aktive e çdo organizimi politik në Gjermani, që nga protestat e demostratat e deri te veprimtaria institucionale e Qeverisë së Kosovës në mergim, duke qenë aktiv edhe në përmbushjen e arkës së tre përqindëshit në Republikën NRW të Gjermanisë.
Pas pensionimit ishte në çdo hap me LDK-në dega në Ferizaj duke qenë pjesë rrjedhëse e çdo aktiviteti. Ishte i dashur për secilin dhe me secilin por i pa kompromis në vizionin Rugovian të LDK-së.
Për veprën e tij disa herë u nderua me mirënjohje dhe falenderime të cilat i konsideronte si nder dhe rikthim moral të borgjit të LDK-së ndaj tij.
LDK me vdekjen e tij humbi një njeri të përkushtuar të saj.
Ai do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që e njohen dhe punuan me të.
Dega e LDK-së në Ferizaj ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit dhe gjithë veprmtarëve të saj.
Pushoftë në paqe!Dega e LDK-së Ferizaj
Kryetari
Muharrem Sfarqa

Postime të ngjajshme
Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit vjen me shkrimin emocionues për babain e saj

Lajme

Vucic krenohet me mjekët serbë: Edhe nga Kosova po vijnë për t’u shëruar tek ne, po bëjnë çmos për t’i shpëtuar

Lajme

Pamje nga burgu ku po qëndrojnë Thaçi e të tjerët

Lajme

AAK-së i shtohet edhe një deputet