Lajme

Navigacioni ua humb rrugën shqiptarëve në Kroaci, ekipet i shpëtojnë nga ngrirja

Të dielën në mëngjes, shpëtimtar nga Stacioni i Gospiqit HGSS ndihmoi një familje të shqiptarëve të cilit kishin humbur rrugën dhe ishin ngujuar në borë në Velebit. Ata kishin thirrur ekipet emergjente për tu treguar se nuk kishin mundësi të dilnin nga makina dhe ishin të frikësuar.

Katër të rritur ishin në makinë dhe një fëmijë i vogël. Ata kishin treguar se nuk ishin lënduar por që kishin të ftohtë.

Për shkak të erërave të forta, shumë rrugë ishin mbyllur duke përfshirë edhe rrugën standarte A1. Kështu që shqiptarët ishin detyruar të ndërronin kurs dhe navigacioni u kishte treguar rrugën më të shkurtër. Rruga i kishte cuar anash Malit Anan dhe drejtimi kryesor ishte Shqipëria. Por duke mos e ditur se rrugët e vjetra nuk pastroheshin rregullisht gjatë dimrit dhe nuk janë të kalueshme ata kishin humbur dhe ishin ngujuar. Shoferi e kishte kuptuar se makina nuk mund të i dërgonte më përpara dhe ishte shumë vonë për kthim prapa pasi kishin ngecur.

Ekipet e shpëtimit ishin vënë në aksion menjëherë pas thirrjes.

“Brenda disa minutave kishim pajisjet gati dhe filluam veprimin. Makinat e ngecura në borë mund të mos jenë në rrezik të menjëhershëm. Por pas disa orëve të ngujuar frika, paniku, hipotermia dhe dehidrimi mund të ndikojnë që të ndodhë më e keqja”, thonë shpëtuesit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shpërthejnë të qeshurat në studio: Valon Syla imiton Rron Gjinovcin në debat, video bëhet virale

Lajme

Ky fshat në Kosovë, ua ndalon të gjitha partive politike tubimet elektorale

Lajme

Vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë

Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë