Lajme

Naser Osmani nuk do të jetë në listën e LDK-së për deputetë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani është tërhequr nga gara për deputet.

Këtë e ka bërë të ditur vet deputeti Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai është shprehur se për shkak të procesit gjyqësor ndaj tij ka vendosur që përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit të mos jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë.

Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt.

Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë.

Të dashur qytetarë, si përfaqësues i juaji në gjashtë legjislatura, kam mbrojtur me nder interesin e përgjithshëm dhe kam bërë më të mirën e mundshme.

Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme.

Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi të kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Me respekt,

Naser Osmani

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat