Sport

Napoli triumfon ndaj Udinese, Rrahmani realizon gol dhe marrin kreun e Seria A

Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Udinese, në kuadër të xhiros së katërt në Seria A.

“Napolitanët” triumfuan me rezultat bindës 0 – 4, ku nga minuta e parë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Victor Osimhen zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të Lorenzo Insigne (24′).

Ndërsa, ylli kosovar Amir Rrahmani dyfishoi epërsinë me një gol të bukur me kokë pas një harkimi të Koulibalyt (35′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Napoli ishte më e mirë, ku arriti të shënoi edhe dy herë

Ishte senegalezi Koulibaly që në stilin vollej trefishoi epërsinë (52′).

Kurse, Hirving Lozano vulosi fitoren gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt (84′).

Me këtë fitore, Napoli merr kreun me 12 pikë, derisa Udinese renditët në pozitën e tetë me shtatë sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij

Sport

Sulmi dhe mbrojtja më e fortë në Superligë pas javës së 10-të

Sport

Batatina befason me deklaratën për Veliun