Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Napoli dhe Bayerni janë përballur sot në kuadër të miqësoreve para-sezonale, që u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të napolitanëve, shkruan Insporti.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën raste të mira shënimi por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Protagonist në “Allianz Arena” ishte Osimhen, i cili shënoi një dy golësh në dy minuta në minutat 69′ dhe 71′, ndërsa Machach shënoi të tretin pesë minuta nga fundi i ndeshjes.

Fitorja erdhi kur Bayern ishte me lojtarët e stolit, por nuk duhet harruar se edhe skuadra e Spalletit u shfaq në Gjermani pa nëntë lojtarët kryesorë. Insigne, Mertens, Lozano, Fabian Ruiz, Demme, Di Lorenzo, Meret, Ospina dhe Petagna.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane