Sport

Napoli flet për lëndimin e Rrahmanit dhe fitoren e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbrëmë ka shënuar fitore ndaj Moldavisë, në sfidën e fundit për këtë vit.

Dardanët triumfuan me rezultat 1:0, por një lajm jo i mirë erdhi nga Amir Rrahmani i cili pësoi një lëndim qysh në minutën e dytë dhe përkundër përpjekjeve për të vazhduar ndeshjen ai u zëvendësua në minutën e 20-të.

Skuadra e Rrahmanit, Napoli ka shkruar për fitoren e Kosovës dhe lëndimin e Rrahmanit por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Amir Rrahmani u angazhua në ekipin kombëtar. Mbrojtësi i Napolit ishte në fushë në ndeshjen UEFA Nations League Kosova-Moldava përfundoi 1:0.

Rrahmani doli në minutën e 20-të me një problem fizik”, ka shkruar SC Napoli.

Rrahmani ende nuk ka debutuar me Napolin në Serie A, por që sigurisht lëndimi i mbrëmshëm shqetëson skuadrën napolitane. /

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë