Lajme

Nagavci tregon se a do të kalohet në mësim me orar të plotë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se procesi mësimor në shkolla fillore e të mesme do të vazhdojë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

figure>

Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë për media, ku mes tjerash tha se mësimi nuk do të mbahet me orar të plotë, përcjell Demokracia.com.

“Ka pasur kërkesa që të kalohet në mësim me orar të plotë…. Por do të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK”, tha ajo.

Lexo edhe: https://blicmedia.net/merret-vendimi-per-organizimin-e-mbremjes-se-matures/

Nagavci bëri të ditur se Këshilli kombëtar i shkencës do të hartojë edhe programin kombëtar të shkencës.

Në fund, ajo konfirmoi se provimi i maturës që do të mbahet më 26 qershor.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’