Sport

Myrto Uzuni shënon gol të bukur, por Ferencvaros pëson humbje nga Celtic

Myrto Uzuni ka vazhduar me formën e mirë te Ferencvarosi, duke shënuar gol edhe në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Megjithatë, Ferencvarosi pësoi humbjen e katërt nga po aq ndeshje në Grupin G.

Kampioni në fuqi hungarez sonte u mposht në shtëpi nga Celtic, me rezultatin 2-3.

Kyogo Furuhashi, Jota dhe Liel Abada shënuan golat e fitores për skuadrën skoceze.

Myrto Uzuni luajti tërë ndeshjen sonte, teksa shënoi një gol të bukur në minutën e 86-të. Josip Juranovic paraprakisht kishte shënuar autogol, në favor të Ferencvarosit.

Celtic pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në grup, kurse Ferencvaros mbetet pa pikë në pozitën e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme