Lajme

Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se vrasjet ndaj zyrtarëve të kësaj partie duhet të shqyrtohen nga Gjykata Speciale, pasi siç thotë ai ua kemi borxh drejtësinë.Tutje, Mustafa thotë se Gjykata Speciale nuk është themeluar me kërkesë të LDK-së.

“Unë mund të them që Gjykata Speciale nuk është themeluar as me kërkesën e LDK-së as me iniciativën e LDK-së. Shkak për themelimin e gjykatës ka qenë një raport që Këshilli i Evropës ka provuar atëherë dhe ajo është bërë si bazament themi i kërkesës për themelimin e gjykatës”.

“Gjykata e ka një periudhë kohore gjatë të cilës ai do të trajtojë të gjitha krimet që janë bërë dhe unë besoj që në atë periudhë kohore do të duhet të shqyrtoheshin edhe vrasjet e zyrtarëve, anëtarëve të LDK-së dhe duhet të shqyrtohen të gjitha vrasjet e tjera sepse nuk mund të themi se disa vrasje janë të rëndësishme e disa të parëndësishme sepse vetë gjykata e ka rolin që në një formë të iu kthehet ose t’ia kthejmë borxhin që kemi ne ndaj viktimave që kanë rënë si objekt i sulmeve që kanë ndodhur në atë periudhë”.Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Sipas tij, ky dialog nuk mund të përfshijë në asnjë rast ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit.

Tutje, Mustafa shtoi se duhet t’i përshpejtojmë proceset në mënyrë që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe të njihet nga pesë vendet e BE-së.“Ne do të vazhdojmë atë që kemi promovuar dhe kryeministri Hoti deri më tani se ne mund të bëjmë dialog vetëm me njohje reciproke. Ky dialog nuk mund të përfshijë në asnjë rast ndryshimet e kufijve, shkëmbimin e territorit ose organizimin tjetër kushtetues të vendit sepse ne duhet ta kemi një vend me organizim unitar kështu si e kemi tani me qeverisje lokale dhe me qeverisje qendrore jo me shtresë të tretë të qeverisjes dhe në qoftë se mund të gjejmë zgjidhje në dialog është mirë që ky proces i dialogut të vazhdojë të përfundojë dhe të mos merremi me këtë çështje.

Të bëhemi anëtar i Kombeve të Bashkuar, ta njohin Kosovën vendet e BE-së dhe të organizohemi në OKB ku akoma nuk jemi anëtarësuar”.Mes tjerash, Mustafa tha se e është rëndësishme që të mos ketë pengesa për Kosovën në komunikime ndërkombëtare por edhe me ato të komunave në veri të vendit.“Njohja reciproke unë mendoj se duhet të jetë kusht themelor sepse në qoftë se vazhdojmë të dialogojmë, ndërkaq Serbia të shprehet çdo javë e çdo ditë se nuk e njeh Kosovën.

Serbia duhet ta njohë një realitet se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 115 shtete. Mirëpo kemi njohje më të rëndësishme të botës duke filluar nga SHBA-ja dhe vendet e tjera me të cilat kanë ndikim dominant në globin sot dhe kjo neve na forcon dhe na jep kurajë se askush nuk mund ta vë në pyetje ekzistencën subjektivitetin tonë shtetëror as Serbia”.“Prandaj nuk kemi fare nevojë të ulemi dhe të bisedojmë për gjëra të tjera.

Ne kemi dialoguar mjaft shumë deri më tani për çështje të veçanta dhe është parë se ato nuk po përfundojnë dhe ne do ta përmbyllim këtë proces. Ne do të vazhdojmë si shtet i pavarur do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet e BE-së edhe me ato që na kanë njohur edhe me ato që nuk na kanë njohur sepse duhet t’i bindim që ato një ditë do ta njohin Kosovën.

Do të ishte shumë mirë ta përfundojmë këtë proces dhe të bëhemi anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të mos kemi pengesa në komunikime ndërkombëtare por edhe pengesa të brendshme kështu siç po na bëhen sot përmes këtyre komunave që janë në veri të vendit”, u shpreh Mustafa.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kandidati i PDK-së reagon për sondazhin

Lajme

“Ke pezm ndaj Kurtit”, “Cili pezm o zotëri, a e ka pa çfarë i keni bërë Prizrenit”: Përplasen Hyseni e Pozhari

Lajme

Haradinaj tregon nëse do bashkëpunojë me Vetëvendosjen për referendumin e bashkimit me Shqipërinë

Lajme

Mister i madh në Lezhë, policia rrethon qytetin