
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes llogarisë në facebook ka bërë të ditur se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një ditë pas seancës për shpërndarje të Kuvendit.
Përmes një ftese që i ka bërë Këshillit të Përgjithshëm, mendohet se do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.
– Janë rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në,
– Zgjedhja e kryesisë së re të partisë.
Mbledhja do të mbahet të premten, në selinë e LDK-së, nga ora 17:30.
Se a do të shpallet edhe kandidatura për kryeministër nga LDK po atë ditë, mbetet për t’u parë./Blicmedia.net/