
Ish-portieri, Kushtrim Mushica ishte mbrëmë i ftuar në emisionin sportiv “Ekipi A”
Ai aty bashkë me panelistët e tjerë folën rreth Kupës së Kosovës, transferimeve që janë bërë, por treguan edhe gjëra interesante nga e kaluara e tyre.
Ishte vetë portieri ai që tregoi se njerëzit e pysin ende se pse nuk është aktiv, teksa zbulon se ka qenë afër Llapit.
“Shumë kush më pyet pse nuk je ende duke luajtur, ndoshta më shohin si portier dhe portierët i shohim edhe me mosha të shtyrë që luajnë edhe në të katërdhjetat”
“Tek Llapi ka pasur tratativa nga përfundimi i karrierës, por nuk e di pse nuk ndodhi dhe nuk përfundova aty”- përfundoi Mushica.
Përndryshe, Llapi stinorin pranveror e nis me një portier të ri.
Kroati, Marijan Coric do të mbrojë portën e skuadrës nga Podujeva