Sport

Murseli i Dritës: Kjo është shuma që kemi fituar nga pjesëmarrja në Evropë

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar.

Fatkeqësisht, Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes me Linfieldit, derisa garën e vazhdoi në Ligën e Evropës.

Zyrtari i Dritës, Feti Murseli ka zbuluar shumën që Drita e ka fituar nga pjesëmarrja në Evropë.

“Ne si klub nga pjesëmarrja kemi fituar një milionë e 100 mijë euro”, ka deklaruar Murseli në “Kanal10”.Sa i përket eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita po e pret vendimin e CAS-it.

“Po e presim vendimin e CAS-it më 6 tetor, jemi optimist? Shuma e dëmshpërblimit? Nuk mund ta them këtë”, tregoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje

Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë