Sport

Muric, Ujkani apo Bekaj në portën e Kosovës: Ish portieri i Kosovës thotë se këtë emër do të donte ta shihte sonte në portë

Kosova do ta ketë sonte një ndeshje shumë interesante dhe tejet të rëndësishme për ta fituar.

Skuadra jonë nga ora 20:45 zbret në stadiumin Stozice në Lubjanë për t’u ndeshur me Slloveninë, sfidë kjo e parafundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion, shkruan “Zeri.info”.

“Dardanët” të cilët po kalojnë momente aspak të mira për shkak të mungesës së rezultateve, do të tentojnë të marrin një fitore e cila nuk qon aspak peshë sa i përket renditjes në grup, por do të ndikon në vetëbesimin e skuadrës.

Rezultatet e fundit jo të mira kanë bërë që njohësit e futbollit të mendojnë për ndryshime në ekipin e Kosovës, madje duke mos kursyer as portën pasi shumë mendojnë se Arjanet Muric nuk po kalon formë të mirë.

Megjithatë, kështu nuk mendon ish portieri i Prishtinës dhe Kosovës, Kushtrim Mushica sipas të cilit Muric ka pasur notë kaluese në ndeshjet e fundit.Image

“Unë nuk mendoj se Muric ka pasur paraqitje jo të mirë në ndeshjen e fundit. Ai për mua ka pasur notë kaluese. Nuk ka qenë gabim i Muric të goli i dytë ngase Shqipëria ka shënuar me kundërzbritje me epërsi numerike”, ka thënë fillimisht Mushica për “Zeri.info” i cili beson se në portë nuk duhet të bëhet shumë eksperimente, por meqenëse tash jemi pa gjasa atëherë ndryshimet janë të mirëseardhura.

“Nuk duhet të bëjmë shumë eksperimente në portë. E vetmja arsye pse ndoshta kisha ndryshuar diçka në këto ndeshje të këtij grupi është veç fakti se tashmë gjasa nuk kemi që të shkojmë në “play off””, ka thënë Mushica për “Zeri.info” i cili e pranon se në ndeshjen ndaj Sllovenisë do të donte ta shihte në portë Visar Bekajn.

“Kam respekt edhe për Visarin edhe për Samirin të dytë janë portierë të mirë, të dytë kanë nevojë për ndeshje, por shumë kisha dashur sonte me pa Visarin në portë, këto ndeshje mund ta ngritin në nivele më të larta Viskin.

Por prapë po them se pozita e portierit nuk duhet të eksperimentohet sidomos kur jemi në lojë për të dalë në “play off”, ka përfunduar Kushtrim Mushica. /

Postime të ngjajshme
Sport

Ndahet nga jeta ikona e klubit shqiptar të futbollit

Sport

Tifozët anglezë u rikthyen mbrëmë në stadium pas më shumë se tetë muajsh

Sport

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Sport

Ja cila është skuadra e vetme që i ka fituar 5 ndeshjet e grupeve të Champions-it këtë sezon