Sport

Munishi zbulon se si e fitoi me përmbysje ndeshjen ndaj Arbërisë

Gjilani fitoi në udhëtim te Arbëria 4-3, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës.

Pas kësaj fitoreje, trajneri Ismet Munishi u shpreh se këtë ndeshje e fitoi me zëvendësime.

“Lojën e skuadrës e vlerësoj lart, jemi e vetmja që mundohemi me respektu kundërshatarin, isha shumë i knaqun me lojtarët e mi.

Lojtarët janë të rraskapitun se kemi lujtë shumë shpejtë, sot për herë të parë më duhet me thanë që sot e fitova ndeshjen me zavendësime”, tha Munishi.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Gjilani barazoi me Drenicën dhe pas kësaj fitore ndaj Arbërisë pozicionohen në pozitën e katërt me 47 pikë të numëruara, teksa Arbëria, e cila po lufton për mbijetesë pozicionohet e nënta me 33 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien