Sport

Munishi zbulon se çfarë nuk po shkon te Gjilani

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, shkruan Gazetasheshi.com

Sport Club “Gjilani” nuk ka arritur më shumë se një barazim me skuadrën e Drenicës.

Ndeshja përfundoi pa gola dhe shumë e zbehtë për nga rastet gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

“Më vjen turp që nuk goditem njëherë në portë. Ajo se çka më pengon mua është se ne duhet të rrezikojmë më shumë, e kam një ndjenjë që disa lojtarë po luajnë me alibi që vetëm nga frika mos të gabojmë. Komplimente për kolegun Sermaxhaj që e kishte përgatitur shume mirë ndeshjen, Drenica e mori një pikë me shumë meritë. Ne po përgatitemi për sezonin e ri. Sulmin do ta rregullojmë në afatin kalimtar ku do ta rrisim konkurrencën, do të fillojmë fazën përgatitore më herët, sepse nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e lojës që e kemi momentalisht”, tha Munishi pas ndeshjes.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken