
Ismet Munishi është rikthyer t’i komentojë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.
Në emisionin “Libero” në “ATV”, ai është pyetur për futbollistin më të mbivlerësuar dhe më të nënvlerësuar në përfaqësuese.
Ish-trajneri i Ballkanin ka thënë se Atdhe Nuhiu është futbollisti më i mbivlerësuar, kurse Bernard Berisha sipas tij meriton më shumë.
“Futbollisti që vlerësohet më shumë se që e meriton në përfaqësuese është Atdhe Nuhiu, ka dhënë kontribut, por nuk i bëjmë nder nëse e ftojmë dhe ai luan vetëm pesë minuta”, ka deklaruar Munishi, përcjell “Zeri.info”.
“Atë vend duhet ta zëvendësojë dikush tjetër, për shembull Mirlind Daku, i cili ka dhënë 21 gola për 18 ndeshje këtë edicion”, tregoi ai.
“Ndërkaq, lojtari më i nënvlerësuar aty është Bernard Berisha i cili ka merituar më shumë minutazh”, shtoi Ismet Munishi.