Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e kthyer Dritën në pozitën e parë në tabelë pas fitores ndaj Besës si vendase me rezultat 3:1, dhe duke e zhvendosur Ballkanin në pozitën e dytë pas humbjes nga Llapi me rezultat minimal 1:0.

Për ndeshjen e Ballkanit ndaj Llapit nuk ka lënë pa komentuar edhe trajneri Ismet Munishi i cili lavdëroi Llapin për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa kishte kritika për Ballkanin të cilët sipas tij nuk arritën të krijojnë raste të mira për shënim.

“Ishte ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Sot më ka pëlqyer Llapi mjaft shumë, luajti me një sulmues të rrejshëm si Hoti dhe Zhdrella”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“Ballkani kishte vetëm gjysmë raste sot, këtë ndeshje më pëlqeu Llapi shumë taktikisht, ka qenë i durueshëm dhe ka krijuar raste mes futbollistëve që janë të fortë individualisht”, tregoi ai.

“Llapi kur shënoi ishte me dhjetë futbollistë, kështu meritat i ka stafi teknik në krye me Batatinën”, shtoi Ismet Munishi.

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë