Sport

Munishi tregon pse ia vendosi emrin ‘Ferrari’ skuadrës së tij Ballkanit dhe thumbon ekipet tjera

Ismet Munishi është rikthyer në ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar.

Trajneri i njohur ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në televizionin më të ri në vend ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar.

Sa ishte trajner i Ballkanit, Munishi e quante skuadrën e tij ‘Ferrari’, si makina e famshme, shkruan Gazeta Olle.

Tani në një deklaratë në emisionin Ekipa A, Munishi ka treguar edhe arsyen se pse ia vendosi emrin Ferrari tanimë ish-skuadrës së tij Ballkanit.

 

“Ballkanin e kam quajtur Ferrari pasi që në Kosovë nuk ka pasur skuadër që luan aq shpejtë sa Ballkani”, deklario Munishi.

Tutje trajneri prishtinas thumboi disa nga skuadrat, por pa përmendur emra duke i quajtur me emra të veturave.

“Në Superligë sa kam qenë unë trajner ka pasur edhe skuadra Golf 3 e 4, edhe traktora, por jo Ferrari si Ballkani”, deklaroi Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!