Sport

Munishi tregon ku ishte problemi që Gjilani humbi ndaj Llapit

Gjilani ka pësuar humbje ndaj Llapit me rezultat 0:2, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Golat për llapjanët ndaj gjilanasve i ka shënuar ishi i kuqebardhëve Edon Sadriu, duke ia shkaktuar humbjen e parë Munishit në taborin e Gjilanit.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka deklaraur se mungesa e Razak dhe problemet me pasimin e fundit ishin shkaktar të humbjes në këtë ndeshje.

“Kemi luajtur me nervozizëm por nuk kemi luajtur mirë. Na ka munguar edhe Razak që është i rëndësishëm për ne”.

“Kishim probleme me pasimin e fundit, tentuam por pësuam humbjen e parë nuk është tragjike. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë”, u shpreh Munishi.

Gjilani me këtë humbje mbetet prap në pozitën e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi ngritet në vendin e pestë me 36 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien