Sport

Munishi reagon ashpër

Gjatë ditës së sotme, u raportua se Ballkani dhe Ismet Munishi kishin arritur marrëveshje për “heshtjen” e këtij të fundit pas shkarkimit nga pozita e trajnerit.

Megjithatë, vetë Munishi në një postim në rrjetin social “Facebook” e ka mohuar një gjë të tillë, raporton “Zeri.info”.

Ai ka shkruar se deri në fund të edicionit, do të jetë tifoz i Ballkanit.
Unë jam Ismet Munishi .
As fjalën time as heshtjen nuk mundë të blej askush.( siq pretendohet nga gazetaret dhe portalet e ndryshme , të cilët kurr nuk do ta kuptojnë pse jam ndarë me Fc Ballkanin , në te vertete).
Deri në fund te edicionit do të jem tifoz me Fc Ballkanin me Arsim Kabashin me Xhebrailat dhe futbollistët fantastik që punova me shume djerse me ta .
Çdo tendence që flasin dhe shkruajnë ndryshe nga gazetarët , portalet dhe mjetet e informinit i cilsoj si : manipulim , devijim , sulmë , tejet tendencioz kundër meje , klubit tim dhe Presidentit tim.
Po them edhe një herë se deri ne fund të edicionit do të jem Analistë ne cilin Tv nuk di
sepse do të shohim projektet dhe do ti analizojmë ofertat.
Do ta jap kontributin ndryshe…
Kampion është ai që nuk dorzohet kurr !

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi