Sport

Munishi: Nëse do të luanin këta dy futbollistë, do t’i shkaktonin shumë probleme Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim nga ndeshja e sontme në Athinë.

Në kuadër të Ligës C të Kombeve, “Dardanët” janë përballur sonte me Greqinë duke barazuar 0:0.

Pas ndeshjes, trajneri kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen e sontme, derisa ka folur edhe për mungesën e Bernard Berishës.

“Unë mendoj se mos-ftesa e Bernard Berishës ka qenë fatal, sidomos për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Munishi.

“Nëse do të luanin Berisha dhe Kastrati ndaj Maqedonisë, do të shkaktonin probleme te Maqedonia e Veriut”, tregoi ai.

“Ndeshja me Slloveninë ishte pasojë e ndeshjes në Shkup. Kritikat nuk ishin të pakta dhe u krijua një presion”, shtoi Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet