Sport

Munishi ka një mesazh për Ballkanin dhe gjithë Superligën

Gjilanin e pret një sfidë tejet e vështirë në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit elitar të futbollit Kosovar. Skuadra që tashmë drejtohet nga Ismet Munishi do të udhëtoj drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin, skuadër kjo që po lufton për të dalë kampion këtë edicion.

Sfidë e vështirë do të jetë edhe për trajnerin Ismet Munishi, i cili rikthehet për t’u përballur me të kaluarën e tij.

Në një prononcim për Gazetën “Enigma”, i pari i shtabit teknik të ‘kuqebardhëve’ ka deklaruar se do të jetë një sfidë emocionale për të ndaj ish-skuadrës, mirëpo tashmë është i fokusuar për të ardhmen dhe se do ta bëj të pamundurën për të patur suksese me “Skifterat”.

“Është kërkesë deçisive që ta rrespektojmë kampionatin “Fair Play”, në mënyrë që ta ruajmë emrin dhe historinë e klubit. Ne do të luftojmë në secilën ndeshje, do të futemi për të marrë maksimumin, deri në fundin e kampionatit”, deklaroi fillimisht Munishi.

Ismet Munishi, kryetrajner i SC Gjilanit | FOTO: Lumi HD
Munishi do të ishte tejet i lumtur nëse Ballkani arrinë objektivat këtë sezonë, por deklaron që të dielën do të udhëtojnë për të marrë maksimumin me Gjilanin.

“Dëshira ime është që Ballkani të arrijë objektivat e këtij sezoni, por duhet kuptuar që kjo varet nga direkt ata dhe jo nga dikush tjetër”.

“Do të kem emocione në Suharekë, kuptohet se nuk është aspak e lehtë për mua. Por, tani jam trajner i Gjilanit dhe duhet t’i mbroj ngjyrat e saj me nder dhe krenari”, përfundoi Munishi.

 

Munishi mori drejtimin e Gjilanit muaj më parë, teksa arriti ta këndell ekipin ‘kuqebardh’ duke regjistruar tri fitore, një barazim dhe një humbje në pesë ndeshjet e para zyrtare.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Sport

Heroi i Llapit tregon personin që i besoi më së shumti pas familjes së tij