Sport

Munishi ka marrë masat për derbin me Dritën

Njëri nga derbit me të zjarrtë në Ballkan dhe me i zjarrti në Kosovë vetëm e po afrohet, shkruan Sheshi.info

Drita dhe Gjilani do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.

Objektivi i vetëm i dy skuadrave nga Anamorava është t’i marrin pikët e plota. Kryetrajneri i kuqebardhëve, Ismet Munishi e shikon si një derbi shumë të rëndësishëm dhe se i kanë marrë masat për këtë ballafaqim.

“Motivi është madh, pasi presim shumë nga kjo ndeshje. Masat i kemi marrë dhe jemi përgatitur shumë. Ne e dijmë se çfarë është derbi si per ne, tifozë tanë dhe mbarë opinionin, ne masat i kemi marrë dhe shkojmë me pozitivitetin me të madh në këtë ndeshje”, tha Munishi për RTV Dukagjinin.

Drita deri me tani ka grumbulluar 11 pikë dhe ndanë vendin e parë në tabelë me Ballkanin. Ndërsa Gjilani nuk ka pasur start të mirë, pasi ndodhet në pozitën e pestë me pesë pikë më pak se rivali lokal.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit