Sport

Munishi i pakënaqur me fushatën zgjedhore të partive politike

Në vendin tonë ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet paralamentare të të dielës së ardhshme.

Derisa sporti ka qenë ambasadori më i mirë i Kosovës, partitë politike duket se nuk e kanë primar sportin, raporton “Zeri.info”.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar fushatën zgjedhore duke thënë se nuk është aspak i kënaqur me partitë.

“Ka shumë nevojë që sporti të përfshihet duke e pasur parasysh moshën mesatare në Kosovë dhe talentet”, ka deklaruar Munishi në “ATV”, përcjell “Zeri.info”.

“Nuk kam pasur asnjë program të sportit dhe nuk jam i kënaqur aspak me këtë fushatë politike para zgjedhjeve”, tregoi ai.

“Pa pasur sportista të kyçur në politikë, nuk besoj se politikanët aktual i dinë vështirësitë”, tregon më tej ish-trajneri i Ballkanit.

“Duhet të bëhet një platformë për zhvillimin e sportit, të nxjerren sportet ku ne kemi talentë dhe ku ne kemi prirje dhe të investohet më shumë”, shtoi Ismet Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit