Sport

Munishi i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij – ka edhe disa fjalë për Çakën

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Prishtinës.

Munishi ka mbetur i befasuar nga kartoni i kuq që u ndëshkua Useini, derisa shtoi se kjo është hera e tretë që Çaka i ka ndëshkuar lojtarët e tij.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe vërtet kemi bërë një lojë të mirë. Më dhimbset pak të goli i parë, nuk e di se a ishte faull i ynë apo jo, por çdo kush po dëshiron të interpretojë siç dëshiron vetë. Në kemi luajtur me një lojtarë me pak dhe futbollistët dhanë shumë për të nxjerrë një pikë.

Nuk e di por në çdo derbi po mbesim me një lojtarë me pak, karton i kuq në Useinin mu duk pak i tepruar sepse nuk ishte edhe aq ndërhyrje e ashpër. Në tri ndeshje që ka referuar Dardan Çaka ne kemi marrë tre karton të kuq, ai duhet të ndiej me shumë nga loja”, tha Munishi.

Related posts
Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport

Ramos tregon cili është futbollisti më i afërt i tij, e kosnideron si vëlla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *