.
Sport

Munishi harron kremin kundër diellit në Durrës, gruaja e tij i bënë koment qesharak

Skuadra e Gjilanit ka disa ditë që është zhvendosur në qytetin bregdetar shqiptar, në Durrës për të kryer disa përgatitje para se të udhëtojnë drejt Antalisë ku do mbajnë fazwn e fundit tw pwrgatitjeve për pjesën e mbetur të edicionit.

Duke parë temperaturat e ulëta në Kosovë, Gjilani mori rrugën drejt Durrësit i cili ofron kushte më të mira atmosferike për stërvitje, raporton FrontOnline.

Munishi, trajneri i skuadrës gjilanase nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka publikuar një fotografi nga ballkoni i hotelit ku po qëndron ai dhe ekspedita e skuadrës.

Në prapavijë shihet një mot me diell, ndërsa Munishi ka shkruar se ka harruar të marrë me vete kremin kundër diellit.

“Ai momenti kur e kupton që se ke marrë kremrin me vete”, ka shkruar Munishi në rrjetin social.

https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/5128708400475463

I shpejt ishte reagimi i bashkëshortes së tij, Flutrës, e cila me shaka i komentoi në postim.

“Edhe te ne ka rreze të dielit (asi me dhëmbë). Nëse të bjen lëkura mos u kthe hiç”, ishte komenti epik i bashkëshortes së Munishit.

Ndryshe, atmosfera në skuadrën e Gjilanit është jashtëzakonisht e mirë kur dihet se kanë mbyllur stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar si lider në tabelë me 35 pikë.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit