Sport

Munishi: Fitore e mundimshme por e merituar, paraqitja e këtij futbollisti për t’u vlerësuar

Ballkani i Ismet Munishit ka vazhduar aty ku e la para pushimit disa ditor të kampionatit elitar, derisa në kuadër të xhiros së gjashtë triumfoi ndaj Arbërisë në udhëtim me rezultat 4-2, raporton Gazetasheshi.com.

Tekniku i “portokallinjëve” u nda tejet i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje, teksa theksoi se mbetet i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistit Mevlan Zeka, i cili është duke u rikthyer në formën optimale.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme. Ndeshje i’u kemi qasur me angazhim pothuajse 120% dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë”.

“Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, deklaroi Munishi për “Art Sport 1”.

Pas kësaj fitore skuadra e Ballkanit vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë të renditjes tabelare me 16 pikë të grumbulluara.

Në kuadër të xhiros së shtatë, ekipi i Ballkanit e pret Dritën në shtëpi.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët