Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Granit Begolli, do të jetë trajneri i Vëllaznimit, ku do të e ndihmoj skuadrën për edicionin e ri 2021/22, shkruan Gazetasheshi.com.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga skuadra gjakovare, lajmin për emërimin e Begollit në skuadrën e furisë së kuqe e ka bërë të ditur kolegu i tij Ismet Munishi.

Munishi me anë të një postimi në profilin e tij, i ka uruar trajnerit të ri të Vëllaznimit, emërimin me këngën e “Shkelzen Jetishit – Ani moj Shqiperi mos thuj marova”.

Postimi i plotë:

Urime Djali ma i mirë!

Djali i mikut timë , Granit Begolli .

Shumë suksese me klubin e madhë Kf Vëllaznimin.

Ti e meriton sepse je super i edukuar dhe e njeh futbollin ne gishtin e vogël.

Të dua loqkaman e tash kolegu imë ma i miri.

Kjo është skuadra e parë seniore që Begolli do të drejtojë një skuadër, ndërsa me parë ai ka udhëhequr edhe të rinjët e Llapit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ahmeti tregon kur do të hapet stadiumi i ri në Lipjan, Rizani e kundërshton atë fuqishëm

Sport

Ndodh edhe kjo: Është 60 vjeç, zëvendëspresident, i kërkuar nga Interpoli dhe debuton në futbollin profesionist

Sport

Plotë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”