Sport

Munishi deklarohet pas fitores 5:0 ndaj Drenicës

Tashmë ka përfundur takimi ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, dule ky në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Djelmoshat e Munishit e përfunduan me sukses detyrën ndaj Drenicës, duke fituar tre pikë me rezultat të thellë në 5:0, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj fitore të madhe, foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi i cili u shpreh i lumtur për fitore dhe tha se djelmoshat e tij u shprehën mirë sot.

“Ndeshje shumë e mirë, lojtarët që nga minuta e parë ju qasën lojë dhe shënuan, kemi kualitet brenda skuadrës, kemi lojtarë të mirë dhe ata sot u shprehën mirë. Jam i kënaqur, nuk e kemi prit këtë rezultat kaq të thellë”, tha Munishi pas ndeshjes me Drenicën.

Postime të ngjajshme
Sport

Alaves 1:1 Barcelona, notat e lojtarëve

Sport

Armando Broja shënon gol të bukur për Vitessen në Holandë

Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën