Sport

Munishi bën thirrje që të ftohen më shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës në ekipin A te Kosova!

Armend Thaqi është futbollisti i fundit i cili është ftuar nga kampionati elitar në ekipin A të Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, tekniku i FC Ballkanit, Ismet Munishi, beson se ka edhe shumë futbollistë të tjerë, të cilët e meritojnë të ftohet në ekipin A.

Ai ka shtuar se liga jonë është nënçmuar dhe se trajnerët në të ardhmen duhet shikuar formën momentale të lojtarëve e jo të bazohen në emra.

Reagimi i Munishit:

Mos shikoni kush qysh e ka emnin .

Mos shikoni kush ku lun.

Selekciononi ne parametra dhe ne formën momentale se kush si është , cili eshte ne formën momentale më të mirë .

Boll na keni nenqmu ligën e Kosoves .!

Për një gjë jam i sigurt se lojtaret e mi jan fizikisht më mirë se disa që luajnë neper klubet më prestigjioze evropiane ju garantoj .

Se per disa qe nuk jan duke lujtë fare as që diskutohet .

Unë biri yt Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89

Sport

Gjilani – Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sport

Formacionet zyrtare: Lazio – Udinese

Sport

Derbi numër 34-të kampional pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ja statistikat e përballjeve