Lajme

Mungon Kosova, zbulohet lista e të ftuarve nga Bideni në Samitin e Demokracisë

Më 9 dhe 10 dhjetor do të zhvillohet Samiti i Demokracisë, nikoqir i së cilit do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden.

Në këtë samit do të marrin pjesë 100 shtete nga mbarë globi, por aty mungon shteti i Kosovës.

Lista e qeverive të ftuara nuk është bërë publike, megjithëse “Politico” arriti të sigurojë një kopje të enjten.

Përpos Kosovës, nuk janë ftuar as Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga rajoni. Ndërkohë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë ftesë.

Ditë më parë u raportua në mediat lokale se kryeministrit Albin Kurti i ishte refuzuar viza amerikane, por që ky lajm u demantua shpejt nga Kryeministria. Madje u tha se Kurti do të vizitojë shumë shpejt SHBA-në, pa specifikuar kohën ose arsyen e kësaj vizite të mundshme. /Zëri

Listën e gjeni KËTU. https://www.politico.com/f/?id=0000017c-ec87-df97-a9ff-fcffee940000

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia