Sport

Mungesa e Florent Muslija në përfaqësuesën e Kosovës: Kjo është e vërteta

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija ka reaguar lidhur me spekulimet se nuk e ka pranuar ftesën e Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit.

Disa media kosovare kanë raportuar se Muslija ka refuzuar mundësinë të përfaqësojë Kosovën shkaku që ishte i zemëruar që nuk u ftua për ndeshjet e marsit, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Muslija ka mohuar këto spekulime përmes një postimi në Instastory.

“Reagim ndaj lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë për mua. As nuk e kam refuzuar ftesën, as nuk jam i frustruar me trajnerin. Më se pakut që jam i pakënaqur që jam pjesë e Dardanëve”.

“Për ti mbyllur gojërat e këqija, ju njoftoi se unë tani jam edhe prind dhe mungesa ime është vetëm për shkaqe familjare. Për të gjitha këto, unë kam qenë, jam dhe do jem në kontakt me organet përgjegjëse të FFK-së”.

“Kam pranuar me zemër Kosovën dhe Dardanët do mbetem për jetë besnik. Me respekt i juaji, Florent Muslija”, shkroi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare