Lajme

Mungesa e energjisë elektrike, Shpend Ahmeti tregon kur pritet të rregullohet problemi

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas shkyçjes së rrymës në dy lagje të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të informatave që ka nga KEDS, në lagjen Mati 1, pritet që të lëshohet rryma në orën 19:00.

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zemaj takohet me Hotin: Dakordohen për vendimet për festat e fundvitit

Lajme

Qe 5 ditë është zhdukur një djalë nga Fushë Kosova

Lajme

E dhimbshme: Vdes 2 vjeçarja nga Skënderaj

Lajme

Grimeri nga Kosova që u bë femër