Sport

Muharrem Sahiti tregon se a do të luajë Mirlind Daku në ndeshjen e nesërme?

Ndihmës-trajneri, Muharrem Sahiti dhe mesfushori, Herolind Shala ishin të pranishëm në konferencën për medie që Kombëtarja e Kosovës zhvilloi para ndeshjes me Moldavinë, raporton Gazeta Olle.

Mes temave të shumta për të cilat u pyet, ndihmës-trajneri pati përgjigjje interesante edhe sa i përket grumbullimit të Armend Thaqit në Kombëtare.

“Në mungesë të mbrojtësve kemi qenë të detyruar ta ftojmë edhe Thaqin. Sigurisht që ai ka pasur performancë shumë të mirë në kampionat dhe kjo ka qenë një tjetër arsye pse e kemi ftuar me shpresë që do ta ketë edhe mundësinë të tregojë vetën në fushë. Pra nuk është ftuar vetëm për numër por nëse ka nevojë edhe mund ta aktivizohet”- tha ndihmëstrajneri kur u pyet për Thaqin.

Më pas ai u pyet edhe për minutazhën e Mirlind Dakut.

“Besoj që Daku do e ketë rastin, nëse jo nesër atëher ndeshjeve të tjera, por nuk mund ta dimë me siguri përshkak se rëndësia dhe rrjedha e lojës nuk na lejon të kemi garanci. E rëndësishme është që ai është grumbulluar dhe po jep maksimumin në stërvitje”- përfundoi Sahiti.

Kosovë – Moldavi luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
Sport

Veprim fantastik nga Intelektualët

Sport

Këto janë ekipet dhe lojtarët me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje