Sport

Muharrem Sahiti pritet të mos jetë më ndihmës-trajner, kjo do të jetë pozita e tij e re në FFK

Në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë filluar ndryshimet.Pas rezultateve jo të mira në vitin 2020 është përfolur që do të ketë ndryshime edhe tek trajnerët e ndihmësit e tyre. Tek kombëtarja A trajneri Bernard Challandes nuk do të largohet, por ndihmësi i tij me shumë gjasë nuk do të jetë më në bankinën e “Dardanëve”.

Burimet e GazetaBlic Sport mësojnë se Muharrem Sahiti nuk do të jetë më ndihmës-trajner i kombëtares A, megjithatë ai do të mbetet i punësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës. Aktualisht nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, por së shpejti pritet që Sahiti të marrë postin e drejtorit të Përfaqësueses.

Muharrem Sahitin tha se aktualisht nuk është marrur ndonjë vendim, por mirëpret çfarëdo lloj vendimi të bordit të FFK’së.
“Ka mundësi, është përfolur që mund të ketë ndryshime. Kur të mblidhet bordi, do të vendoset, por aktualisht s’ka diçka konkrete”, tha Sahiti për ‘GazetaBlic Sport’.Aktualisht ai mbetet ndihmës-trajner, deri në vendimin e FFK’së.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës do të punësohet edhe ish trajneri i kombëtares, Albert BunjakiAi pritet të marrë rolin si zyrtar per licensimin e klubeve në Evropë.

Postime të ngjajshme
Sport

Nizhny – Drita, ky është rezultati aktual

Sport

Ballkani merr një tjetër fitore, triumfon ndaj ekipit bullgar

Sport

Ekskluzive: Nga ky vit ndryshon dizajni i trofeut që do ta marrë kampioni i Kosovës

Sport

Pakënaqësi te klubi i madh shqiptar, tifozët zbresin në fushë dhe kanë kërkesë për lojtarët