Sport

Muharrem Sahiti i pakënaqur me humbjen nga Shqipëria, e zbulon gjendjen shëndetësore të Bernard Challandesit

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Bekim Balaj (’31) dhe Myrtu Uzuni (’65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.

Pas ndeshjes, ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti u shpreh i zhgënjyer me humbjen.

“Startuam keq. Në pjesën e parë luajtëm dobët. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por jo sa për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Sahiti në “SS Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

“Kemi provuar disa lojtarë që kishin më pak hapësirë. Shqipëria ka skuadër shumë te mirë, jashtëzakonisht të mirë”, tregoi ai.

“Betim Fazliji bëri një ndeshje të mirë. Ai ka vetëm dy stervitje dhe jemi të kënaqur me të”, thotë Sahiti.

Për fund, ai komentoi edhe gjendjen shëndetësore të Bernard Challandes, i cili u infektua me COVID-19.

“Challandes është shumë mirë. Nuk ka simptoma. Do ta bëjë sërish testin dhe shpresohmë që të dal negativ”, përfundoi Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë