Sport

Muharrem Jashari mund të përfundojë te klubi i Superligës

Pas rënies nga Superliga në Ligën e Parë, Trepçës ’89 pritet t’i largohen disa nga futbollistët kryesor, shkruan Zeri.info.

Megjithatë, një prej futbollistëve më të mirë në vitet e fundit te mitrovicasit, Muharrem Jashari, mund të luaj sërish në elitën e futbollit kosovar.

“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se mesfushori 23-vjeçar mund të transferohet te Drita, pasi që gjilanasit kanë shprehur interesim për të.

Jashari është i ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet miqësore ndaj Guinesë e Gambisë, dhe një finalizim të marrëveshjes mund të kemi më vonë.

Kujtojmë se presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ditë më parë ka konfirmuar se kanë pranuar disa oferta për Muharrem Jasharin.

“Muli” mund të jetë futbollisti i dytë që kalon te Drita nga Trepça ’89, pasi që Zeka gjithashtu ka zbuluar se Arbnor Muja do transferohet atje, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!