Sport

Muharrem Jashari dhe Muhamed Useini dënohen nga Komisioni disiplinor, keq e pëson edhe Debatik Curri

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13-të të BKT Superligës dhe xhiros së 12-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim për të dënuar futbollistin e Dritës, Muharrem Jashari, atë të Gjilanit, Muhamed Useini, dhe ndihmës trajnerit të Prishtinës, Debatik Curri, shkruan Gazeta Olle.

Jashari dhe Useini ishin ndëshkuar me karton të kuq, dhe janë dënuar me nga dy ndeshje mos lojë, ndërsa keq e ka pësuar Curri, i cili është dënuar me tri ndeshje ushtrim të detyrës, pasi ofendoi rëndë gjyqtarin në ndeshjen Gjilani – Prishtina.

Vendimet e plota:

Nd.trajneri i FC”Prishtina”Debatik Curri me nr ID.000624M83. Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore : Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 3 (tri) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK (Recidivist).

Lojtari i SC”Gjilani” me nr fanele.22 Muhamed Useini dhe nr ID.015539M88. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC”Drita”me nr fanele 10 Muharrem Jashari dhe nr ID.001049M98 .Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke e mohuar rastin për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF”Drenasi ”me nr fanele7 Lirigzon Gjinovci, ID.003654M97. Në minutën 89 ofendon asistentin e dytë dhe lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenasi-Onix. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.Lojtari i KF “Gjakova “, me nr fanele 14 Shaqir Osmanaj dhe nr ID 003592M03 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 70 (nderhyrje si lojtari i fundit), në ndeshjen e javës së 11 , të Ligës së Dytë , Dardania – Gjakova zhvilluar më 05.11.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja “ me nr fanele 20 Blendi Dedinca dhe nr ID 010238M02 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (ndërhyrje nga prapa), në ndeshjen e javës se 11 të Ligës së Dytë , Rilindja – Vjosa zhvilluar me 06.11.2021 në Prishtinë . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja” me nr fanele 5 Enis Hajzeri dhe nr ID 000493M03. Ndëshkim me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtar i fundit) , në ndeshjen e xhiros së 12 , të Ligës së parë të juniorëve Kosova VR – Rilindja. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Minatori “ me nr fanele 5 Hyzer Krasniqi dhe nr ID 023697M89. Në ndeshjen e javës së 11të Ligës së Dytë Prizreni – Minatori zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë . Kërcenim i vazhdushëm nga min 52 të ndeshjes dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes në zhveshtore për të vazhduar në parkingun e stadiumit dhe rrugës për në Prishtinë me ç’rast ju është bllokuar rruga zyrtarëve të ndeshjes
ku është kërkuar ndihma e policisë. Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores
disiplinore: Dënohet me dy vjet (2) mos lojë në ndeshjet e organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Minatori” me nr fanele 4 Arianit Bytyqi dhe nr ID 002803M87. Në ndeshjen e javës së 11 të Ligës së Dytë Prizreni – Minatori zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë . Kërcenim i vazhdushëm nga min 52 të ndeshjes dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes në zhveshtore për të vazhduar në parkingun e stadiumit dhe rrugës për në Prishtinë me ç’rast ju është bllokuar rruga zyrtarëve të ndeshjes
ku është kërkuar ndihma e policisë. Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores
disiplinore: Dënohet me dy vjet (2) mos lojë në ndeshjet e organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Liria ” Anita Musaj me nr fanele 14 dhe nr ID 019665F03 .Në ndeshjen e javës së 9 të Ligës së Parë të femrave Liria – Heroinat në min 59 shan dhe ofendon bashkelojtaret e veta me zë të lartë ku e degjojnë të gjithë për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.Lojtarja se KFF ” Presingu” Albina Kolshi me nr fanele 10 dhe nr ID 018639F02. Në min e 90+ kacafytje me lojtaren kundërshtare me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së dhjetë të Ligës së Parë të femrave , Presingu – Vizioni e zhvilluar nӕ Sadovinë me 10.11.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Vizioni” Nevrie Ahmeti me nr fanele 11 dhe nr ID 014565F04. Në min e 90+ kacafytje me lojtaren kundërshtare me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së dhjetë të Ligës së Parë të femrave , Presingu – Vizioni e zhvilluar në Sadovinë me 10.11.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *