
IPKO Superliga e Kosovës vjen këtë fundajvë me ndeshjet e javës së parë për edicionin 2019/20.
Ky edicion i garave pritet të jetë më interesant dhe më i organizuar nga klubet, ka thènë trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Muhamet Dragusha për BlicMedia.
“Këtë fund javë fillon edhe kampionati i Kosovës e që mendoj se do të jetë më interesanti dhe më i organizuari nga klubet po edhe nga vet federata e futbollit të Kosovës!!”, ka thënë fillimisht Dragusha.
“Lojtarë të sjellur në qdo klub të deshmuar në ligën dhe klubet paraprake, përgaditje më e mirë e futbollistëve parasezonit, organizimi më i mirë i klubeve dhe shumica e klubeve ndrrimi i trainerëve që besojn në suksesee të tyre, edhe FFK besoj që do ta kryej obligimin e saj drejt një super kampionati korrekt dhe të drejt”, ka thënë më tej analisti i njohur i futbollit.
“Besojm në referim më cilesorë, deri tash pasi shenjat e mira kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjitha këto japin shpresë se ky kampionat do shkëlqej dhe do tè jetë shumë interesant. Lufta për titull që shumë klube e kanë shpreh si objektiv parësor por edhe lufta për mbijetesë do të jetë e vështirë pasi këtë vit edhe është biseduar që të largohen 4 ekipe nga elita e futbollit, infrastruktura dukshëm më e mirë se viteve të kaluara dhe mbledh gjitha këto elemente duhet patjetër te besojm në një vit me futboll të bukur dhe kualitativ !!”, ka deklaruar Muhamet Dragusha për BlicMedia.
Dragusha në fund ka uruar te gjitha klubet për suksese dhe arritje të objektivave.
Ai gjithashtu ka uruar edhe të gjithë lojtarët për njè sezon pa lendime dhe me shumë suksese individuale por edhe ekipore!!.
Java e parë e IPKO Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20 fillon këtë fundjavë.