Lajme

MSH tregon orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e ardhshme, raporton Gazeta Express.

Sot do të vazhdojë vaksinimi i pacientëve të hemodializës. Pacientët me hemodializë që jetojnë në Prishtinë do të vaksinohen në qendrën “1 Tetori”, ndërsa ata nga komunat tjera duhet të vaksinohen në njësitë e vaksinimit nëpër QKMF.

Komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte 15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Vërejtje:

Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin