Sport

Mourinho zbulon ekipin e tij të preferuar anglez për ta parë duke luajtur

Jose Mourinho ka zgjedhur Aston Villan si ekipin e tij të preferuar për të parë në Ligën Premier, ndërsa këto deklarata i ka dhënë pasi Tottenham Hotspur mposhti Leeds Unitedit këtë të shtunë.

Spurs fituan pastër 3-0 ndaj Leedsit, me trajnerin e tyre portugez Mourinho, i cili edhe një herë merr më të mirën ndaj trajnerit Marcelo Bielsa.

Skuadra e Bielsas ka fituar shumë admirues këtë sezon, por Mourinho nuk është tifozi i tyre më i madh.
Sfida e tij e radhës në Ligën Premier do të shohë Spurs të ndeshen me Aston Villan, me 57-vjeçarin që pret një provë të ashpër kundër skuadrës së Dean Smith.

“Leeds është i vështirë dhe Aston Villa është ekipi im i preferuar në Ligën Premier për momentin”, ka thënë fillimisht Mourinho për BT Sport.

“Më pëlqen t’i shikoj, ata kanë lojtarë të mirë dhe janë shumë të stërvitur. Kjo do vazhdoj të jetë edhe më tej kështu”, përfundoi portugezi.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës