Sport

Mourinho tallet keq me UEFA-në

Satira mbetet një nga armët më të forta të trajnerit karizmatik të Tottenham, Jose Mourinho.

Trajneri ka mbetur vetëm me gjashtë futbollistë në stërvitje, teksa po e vuan shumë mungesën e futbollistëve të tij.

Portugezit gjithashtu po i pengon edhe fakti që testet për Covid-19 po kryhen prapa ndeshjeve e jo para se ndeshjet të nisin, shkruan Gazeta Olle.

Ai vazhdoi të godasë në instagram, këtë herë me një postim satirik që përdoret si “kunj” për UEFA-në dhe FIFA-në.

“Javë e mrekullueshme e futbollit. Emocione të mëdha në ndeshjet e ekipit kombëtar, miqësore madhështore dhe siguri totale. Rezultatet e testeve të Covid-19 pas ndeshjeve të luajtura. Pas një seance tjetër stërvitore me vetëm 6 lojtarë, tani është koha të kujdesem për veten time”, shkroi Mourinho.

E po në këtë postim atij i erdhën disa oferta interesante për punë.

Postime të ngjajshme
Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer

Sport

Publikohet fotografi e rrallë e Ibrahim Rugovës me Fadil Vokrrin në Turqi

Sport

Trajneri i njohur shqiptarë shërohet nga koronavirusi