
Janë bërë saktësisht tetë muaj nga koha kur Jose Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit
Tekniku i njohur portugez u shkarkua nga Manchester United pas ndeshjes kundër Liverpoolit ku ‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën 3-1 me dy golat të shënuar në atë takim nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar ‘Special One’ është i papunë edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar.
Mourinho e pranon që po i mungon adrenalina që i jep futbolli dhe ka zbuluar se është duke e mësuar gjuhën gjermane.
Më mungon futbolli, adrenalina që të jep fusha. Futbolli është futboll,” ka thënë 58 vjeçari.
“Tani për tani jam duke mësuar gjuhën gjermane. Unë nuk e kam ditur këtë gjuhë. Unë flas anglisht, spanjisht, frengjisht dhe italisht.
Mourinho ka qenë menaxher për 19 vite, derisa puna e tij e parë ishte te Benfica në vitin 2000.
Le të shpresojmë që ai do të rikthehet sa më shpejt pasi futbolli është shumë më i mirë me të.