Sport

Mourinho ‘peshkon’ te Reali, i kërkon tre lojtarë të ekipit madrilen

Menaxheri i Romës, Jose Mourinho synon të nisë një ‘bastisje’ ndaj ish-punëdhënësve të tij në Real Madrid për Lucas Vazquez, pretendon Corriere dello Sport.

Reprezentuesi spanjoll i gjithanshëm thuhet se është një lojtar që Blancos do të ishin të hapur për ta shitur në janar.

Roma ka nisur kontaktet me Real Madridin, me të cilin do të duhet të diskutohet edhe pozicioni i Borja Mayoral.

Klubi italian ka kërkuar informacion për gjendjen e Lucas Vazquez dhe thuhet që Ancelotti do të kishte dhënë dritën jeshile për shitje.

Mou e vlerëson shumë atë dhe tashmë e donte atë në Tottenham, lojtarin i cili mund të jetë një anësor, por mund të luajër edhe si një mbrojtës i krahut.

Vasquez nuk është i vetmi që po kërkohet nga Mourinho, pasi ditë më parë është raportuar që edhe mbrojtësi Nacho dhe mesfushori Dani Ceballos janë në radarin e portugezit si transferime të mundshme në janar apo në verë.

Related posts
Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport

Ramos tregon cili është futbollisti më i afërt i tij, e kosnideron si vëlla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *