Sport

Mourinho e këshillon Xhakën që ta marrë vaksinën kundër koronavirusit

Jose Mourinho ka këshilluar Granit Xhakën që të marrë vaksinën kundër koronavirusit, shkruan Zeri.info.

Mesfushori i Arsenalit rezultoi pozitiv në testin për koronavirus ditë më parë, teksa i mungoi Zvicrës në miqësoren ndaj Greqisë më 1 shtator.

Futbollisti nga Kosova është i vetmi që ka refuzuar të vaksinohet te Kombëtarja e Zvicrës, teksa ky vendim i tij ka shkaktuar shumë “zhurmë” te mediat zvicerane dhe jo vetëm.

Xhaka së fundmi është këshilluar edhe nga Jose Mourinho, që të vaksinohet me vaksinën kundër koronavirusit.

Xhaka këtë këshillë nga trajneri portugez e mori përmes një komenti në rrjetin social “Instagram”.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt” – ishte komenti që Mourinho ia bëri reprezentuesit zviceran.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane