Sport

Mourinho e do në skuadër, Xhaka jep këtë përgjigje rreth interesimit të portugezit për ta transferuar te Roma

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që Jose Mourinho ka shprehur dëshirën për ta transferuar te skuadra e tij, shkruan Zeri.info.

Ditëve të fundit është raportuar se Roma ka shprehur interesim për futbollistin nga Kosova.

Madje, është thënë se kjo është kërkesë direkte nga trajneri i tyre, Jose Mourinho.

Rreth këtyre lajmeve ka folur edhe vet mesfushori i Arsenalit, i cili për “Blick” është shprehur:

“Unë jam 100% i përqendruar në ekipin kombëtar. Tani, kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet. Kam edhe dy vjet kontratë në Londër. Kur të vije koha dhe nëse mundemi, do të flasim për një transferim.

“Mourinho di si të fitojë tituj. Tani mund të shihni se çfarë pune kam bërë gjatë viteve të fundit” – ka deklaruar Xhaka.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2018 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Para transferimit në “Emirates”, 28-vjeçari ka luajtur te Borussia Monchengladbach dhe Baseli.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!