Sport

Mourinho dhe Xhaka mund të bashkohen në janar

Granit Xhaka ishte “ëndrra verore” për Jose Mourinhon, megjithatë drejtuesit e Romës nuk arritën ta transferojnë nga Arsenali, ndërsa vetë mesfushori i Zvicrës rinovoi edhe kontratën me “topçinjtë”.

Gjithsesi dëmtimet e kanë lënë disi mbrapa Xhakën dhe Arsenali është rikthyer të fitojë pa të në fushë, ndaj është hapur sërish skenari i një transferimi te Roma, pasi po negociohet për muajin janar.

Verdhekuqtë po vuajnë jo pak për të gjetur ekuilibrat në fushë, pasi vetëm Cristante nuk mjafton dhe spanjolli Villar nuk gëzon besimin e Mourinhos, ndaj pritet të bëjnë një tjetër sforcim në merkaton e janarit.

Das sagt Granit Xhaka zu einem möglichen Wechsel zur Roma und José Mourinho

Duke qenë se mesfushori me origjinë shqiptare nuk shihet më si titullar nga Mikel Arteta, Arsenali mund të pranojë ta shesë Xhakën një shifër më të ulët se 20 milionë euro, aq sa edhe është e gatshme të paguajë Roma.

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *