Sport

Mourinho bën “listën e zezë” te Roma, këta lojtarë pritet të largohen

Jose Mourinho ia ka nisur punës te Roma duke u përgatitur për sezonin e ri në Serinë A.

Tekniku portugez ka bërë gati edhe “listën e zezë” me lojtarët që duhet të bëjnë gati valixhen pasi nuk janë pjesë e projektit.

Bëhet fjalë për Justin Kluivert, Pedro, Steven N’zonzi, Javier Pastore, Robin Olsen, Federico Fazio, David Santon dhe Ante Coric. Pra për të shuar edhe dyshimet e vogla që mund të ekzistonin, futbollisti shqiptar Marash Kumbulla është i përfshirë në projektin e Murinhos.

Nga të gjithë emrat e mësipërm më surprizues ishte përfshirja e Justin Kluivert. Pas finales së Europa League në 2017, Murinho e ka vlerësuar Kluivert për një kohë të gjatë dhe ishte i impresionuar nga aftësitë e këtij futbollistit. Megjithatë tanimë që ka mundësinë për të shfrytëzuar potencialin e tij, zgjedh që ta largojë nga skuadra.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet