
Qytetarët e Kosovës shumë shpesh kërkojnë ndihmën e Policisë për të zgjidhur telashe e mosmarrëveshje familjare.




























Zakonisht viktimat që raportojnë në Polici për dhunë në familje janë të gjinisë femërore, të cilat përjetojnë dhunë qoftë psikike apo fizike nga prindërit, bashkëshortët apo anëtarët tjerë të familjes.
Ndihmë në institucionet e sigurisë kërkoi sot edhe një grua në fshatin Skivjan në Gjakovë, e cila ka denoncuar vëllain e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 63-vjeçarja ka deklaruar në Polici se është në hall me vëllain e saj 50-vjeçar, i cili po e keqtrajton psiqikisht.




































Me t’u intervistuar nga njësia hetimore, 63-vjeçares i është ofruar strehim, por ajo ka refuzuar me arsyetimin se ndihet e sigurt të vazhdojë të jetojë më vëllain e saj.
Si pasojë e denoncimit, 50-vjeçari ka përfunduar në prangat e Policisë e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. /GazetaSinjali/